Lajme
Dëmtohet në Zubin Potok një kabllo optike, pronë e Policisë së Kosovës
Demokracia
08:53 | 01 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Persona të panjohur kanë dëmtuar një kabllo optike, pronë e Policisë së Kosovës në fshatin Uglar të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime, përcjell Demokracia.com.

“ASGJËSIM, DËMIMI OSE HEQJA E INSTALIMEVE PUBLIKE/Fsh. Uglar, Zubin Potok 30.09.2022 – 02:00. Është raportuar se nga persona të panjohur kanë dëmtuar një kabllo optike, pronë e Policisë së Kosovës, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej në raport thuhet se është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rastit si më lart./Demokracia.com/

Të ngjashme