Lajme
Dëmtohet gypi, një pjesë e Zonës Industriale mbet pa ujë
Demokracia
14:58 | 07 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e dëmtimit të gypit të ujit te Qendra Tregtare përballë Klan Kosovës, është ndërprerë furnizimin me ujë.

Në njoftimin e KRU “Prishtina”, thuhet se pa furnizim me ujë mbesin: Qendra Tregtare, Klan Kosova, Tregu i Madh, Central Park dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë.

Njoftim i plotë:

Prishtinë, 7 mars – Ju njoftojmë që,  si pasojë e dëmtimit të gypit të ujit te Qendra Tregtare përballë Klan Kosovës, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë deri në sanimin e defektit.

Pa furnizim me ujë mbesin: Qendra Tregtare, Klan Kosova, Tregu i Madh, Central Park dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë.

Shpresojmë në riparim sa më të shpejt të defektit!

Të ngjashme