Lajme
Dëmtohet gypi në spital, pacientët rrezikojnë të mbesin pa barna
Demokracia
23:15 | 17 Janar 2023

Share:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është dëmtuar një gyp, ky shkaktoi dëme të mëdha në depon ku gjenden barnat esenciale për pacientët, nuk dihet kostoja e humbur.

Nga prishja e këtij gypi u shkaktuan dëme të përmasave të mëdha.

Kjo pasi që afër tij ndodhet një hapësirë e një rëndësie të madhe për spitalin e Pejës.

Depoja me të cilën furnizohen mjekët me barna esenciale për nevojat e pacientëve, është dëmtuar.

Kësisoj edhe barnat esenciale që gjenden brenda saj.

Këtë e pohon edhe drejtori mjekësor i këtij spitali, Besnik Ibraj.

Por, sa është dëmi i shkaktuar?

Përkundër kësaj, këto ishin disa nga paketimet të cilat kanë mundur të shpëtojnë nga uji.

Veç të tjerash, nga ky rast, spitali mbeti edhe pa ndriçim.

Për këto zhvillime në Spitalin e Pejës nuk kanë dhënë detaje nga SHSKUK-ja gjatë së martës.

Të ngjashme