Lajme
Dëmtohen disa pajisje të antenës së Policisë në Mitrovicë, këputen kabllot furnizuese të rrymës
Demokracia
09:31 | 19 Mars 2024

Share:

Disa të dyshuar kanë bërë dëmtime në pajisjet e antenës së Policisë në Mitrovicë, nga të cilat janë këputur kabllot furnizuese të rrymës.

Një punëtor i PTK-së ka njoftuar se disa të dyshuar të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës së Policisë në Mitrovicë, nga të cilat janë këputur kabllot furnizuese të rrymës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Fsh.Melanicë,Mitrovicë Jugu 18.03.2024-20:31. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i PTK-së, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur, kanë bërë disa dëmtime në pajisjet e antenës të policisë, si dhe janë këputur kabllot furnizuese të rrymës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe sipas udhëzimeve të tij, rasti kualifikohet si më lart”, thuhet në raport.

Të ngjashme