Lajme
DemokraciaVOX| Qytetarët shprehen të pakënaqur me qeverisjen e Përparim Ramës
Demokracia
18:45 | 04 Maj 2022

Share:

Prishtina është rikthyer sërish në qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi për 8 vjet kryeqytetin e drejtoi fillimisht Vetëvendosje për një mandat e më pas Shpend Ahmeti i vetëm.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, në raundin e dytë të zgjedhjeve ia doli që të përmbysi rezultatin duke fituar garën ndaj Arben Vitisë të Vetëvendosjes.

Për qeverisjen e Ramës në Prishtinë Demokracia.com ka pyetur kryeqytetasit se a janë të kënaqur.

Disa nga qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke thënë se asgjë nuk po shohin ndryshe nën qeverisjen e Ramës.

Njëri nga qytetarë për Demokracia.com ka thënë se herët është është të vlerësohet puna e Ramës.

“Njëherë është herët ta vlerësoj me ndonjë notë për shkak se ka ende vite”, tha ai.

Ndërsa një tjetër është shprehur se kryetari aktual i Prishtinës duhet të punoj më shumë e sidomos me qentë endacakë.

“Hiç, asnjë ndryshim, më mirë i ka mbajtur premtimet Shpendi (Ahmeti)”, ka thënë një qytetar tjetër.

Kurse, një qytetar tjetër mendon se kryeqyteti ka shumë punë për të bërë.

“Problem është me rregulluar këtë qytet. Nuk mundet me e rregullu. S’ka shancë, vetëm me rrafshu. As nuk ka ku ec udhëtari, as fëmija. Shumicën e rrugëve nuk ki vend për këmbësor. Hiç kurrë  hiç nuk mundet kërkush, as nuk ka shancë me e rregullu. Krejt Kosova është keq e ndërtuar”, ka thënë. /Demokracia.com/

Të ngjashme