Lejimi i mbajtjes së shamisë për femrat e besimit mysliman në shkollat fillore dhe të mesme është bërë temë diskutimi në Kosovë.
Ky debat ka nisur para gjashtë viteve kur fillimisht ishte vërejtur një numër i nxënëseve që kishin vendosur shaminë, teksa ishin ende duke vijuar shkollimin e ulët apo të mesëm. Më pas ishte Ministria e Arsimit që kishte lëshuar një udhëzim administrativ, që ndalonte bartjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike.
Demokracia.com ka pyetur qytetarët e Kosovës se a duhet të lejohet bartja e shamisë në shkolla dhe ata kanë pasur përgjigje të ndryshme.
Qytetarë të shumtë janë përgjigjur duke thënë se janë kundër shamisë nëpër shkolla.
“Nuk duhet hiç të lejohet shamia në shkolla, le ta vendosin shaminë në shtëpi apo kur të shkojnë te dajtë ose tezet”, është shprehur një qytetar.
Në qytetare thotë se është pro lejimit të shamisë.
“Jam pro bartjes së shamisë edhe unë me shumë dëshirë e kisha vendos shaminë, por nuk ma lejon puna se sot isha mbuluar”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, ky debat është përcjellë me qëndrime kundërthënëse, për dhe kundër, të përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Sidoqoftë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thotë se e drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe konform përgjegjësive që ka ministria do t’i përmbushë të gjitha obligimet ligjore./Demokracia.com/
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: