Lajme
DemokraciaVOX| Lufta Rusi – Ukrainë: A frikësohen kosovarët nga një luftë e re?
Demokracia
10:01 | 28 Shkurt 2022

Share:

Ukrainasit në Kiev dhe qytete të tjera, në mëngjesin e së enjtes u zgjuan nga shpërthimet e njëpasnjëshme, që erdhën pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin për të ndërmarrë një operacion ushtarak.

Dhjetëra persona u vranë dhe plagosën, ndërsa rrugët u mbushën nga makinat e qytetarëve të panikuar që kërkonin të largoheshin nga vendi i tyre, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com i ka pyetur qytetarët e Kosovës nëse ndihen të frikësuar nga sulmet ruse në Ukrainë dhe nëse presin të ndodhin trazira edhe në rajonin tonë.

Disa nga ta thonë se ndjehen të frikësuar e disa të tjerë jo, duke thënë se KFOR-i është në Kosovë që të mos ketë më luftë.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme./Demokracia.com/

Të ngjashme