Lajme
DemokraciaVOX | Qytetarët mbështesin profesorin Lulzim Paci: Veç vazhdo vallëzo, na kënaqe
Demokracia
17:19 | 01 Shkurt 2022

Share:

Një profesor në Kosovë është bërë viral për shkak të disa videove duke vallëzuar në shtëpinë e tij.

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ka shpërthyer në lot derisa po fliste për videot e tij që janë bërë virale, pasi që ishte bullizuar në rrjetet sociale, raporton Demokracia.com.

Ai është komentuar dhe bullizuar edhe nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila ka thënë se duhet merren masa ndaj tij.

Por, ndryshe mendojnë qytetarët, të cilët e përkrahin një veprim të tillë të profesorit, duke i uruar që sa më shumë të vallëzojë.

Një qytetar thotë se bullizmi së pari fillon nga familja e pastaj vazhdon e bëhet fenomen shoqëror. /Demokracia.com/

Të ngjashme