Lajme
DemokraciaVOX| Paga miminale prej 250 eurove, qytetarët: Kah me ia majt me këto pare?
Demokracia
17:01 | 13 Prill 2022

Share:

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Demokracia.com ka pyetur qytetarët se a mjaftueshme kjo pagë për ta.

Ata mendojnë që kjo pagë nuk është dhe aq e pranueshme por duke e parë që çmimet janë ngritur.

Njëri nga ta thotë se kishte qenë më mirë që paga të bëhet 300 euro, e kjo pagë të mos vazhdoj të jetë gjithmonë 250 euro.

Bëjmë të ditur se vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë evropiane të Statistikave, Eurostat./Demokracia.com/

Të ngjashme