Lajme
DemokraciaVOX| “Nuk e kam rrogën 2 mijë e 3 mijë euro si ata jaranat në Qeveri, se kisha jep pare”
Demokracia
17:10 | 02 Mars 2022

Share:

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e Fondit të Sigurisë për FSK-në.

Qeveria e ka autorizuar menjëherë Ministrinë e Financave për themelimin e Fondit të Sigurisë, që do ta ndihmojnë ushtrinë e vendit tonë.

Demokracia.com sot gjatë ditës ka pyetur qytetarët nëse do të kontribuojnë në këtë fond.

Me 100 euro pension të jap para? Ku ti marr unë? Ata që e kanë rrogën 500-600 euro të japin, unë nuk kam. Dikujt as 100 euro nuk i mjaftojnë për ilaqe”, thotë një pensionist për Demokracia.com.

Ndërsa, një qytetar tjetër thotë se ka kontribuar me shumën 500 euro.

E kam edhe djalin, edhe nusen e djalit në FSK. Dje i kam dhuruar 500 euro. Duhet ta bëjnë të gjithë”, thotë ai.

E një qytetar tjetër thotë se nuk e ka rrogë 2 mijë e 3 mijë euro si politikanët, se po ta kishte do të kontribuonte.

Nuk e kam rrogën 2 mijë e 3 mijë euro si ato jaranët, se po ta kisha pas edhe unë kisha jap para, por nuk kam, me pension 100 euro çka kem me bo..”, thotë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme