Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk duhet të lejohet tërheqja shtesë e parave nga Trusti Pensional, duke hedhur poshtë kështu iniciativën ligjore të opozitës për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.
Kusari-Lila sot ka qenë e prerë, duke thënë se nuk do ta përkrahin një nismën për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, shkruan Demokracia.com.
Lidhur me deklaratën e saj, disa qytetarë nuk janë pajtuar me konstatimin e saj, duke thënë se është gabim i madh, pasi që duhet t’i ndihmohet popullit me atë 30 përqindësh.
“Duhet ndihmuar qytetarët me atë 30%, se Mimoza e ka rrogën e sigurume, i ka mëditjet e se sheh çka është tu hjek populli, e po ju vyen manipulimi i pareve të popullit. Ata kujt i jepin llogari?”, ka thënë një qytetar për Demokracia.com.
Më poshtë gjeni deklaratat e disa qytetarëve lidhur me këtë çështje: