Lajme
DemokraciaVOX| ‘Me 100 eurot lëmoshë të Kurtit s’ke çfarë të blesh, më mirë le t’i hanë pushtetarët edhe ato’
Demokracia
15:48 | 13 Prill 2022

Share:

Qeveria e Kosovës dje ka marr vendim për dyfishim të asistencës sociale për muajin prill.

100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill, 100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat, 100 euro për 80 mijë punëtoret e sektorit publik dhe 100 euro për 80 mijë studentët, kështu kishte bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Qytetarët, mendojnë se vlera është e vogël dhe nuk mjafton vetëm për një muaj sepse me ato para s’ke as çfarë të blesh, e më mirë të bëhet tërheqja e 30% nga Trusti Pensional.

Një qytetar tjetër nuk pajtohet që të bëhet tërheqja e 30% të trustit, pasi që janë para që duhet të ruhen e të shfrytëzohen në pleqëri./Demokracia.com/

 

Të ngjashme