Lajme
DemokraciaVOX| “Marre për qeverinë”, qytetarët të indinjuar pas shtrenjtimit të rrymës
Demokracia
16:30 | 08 Shkurt 2022

Share:

Sot Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim të shtrenjtojë energjinë elektrike për konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë.

Sipas vendimit të ZRrE-së, kjo rritje do të jetë 6 cent për tarifën e ulët dhe 12 cent për tarifën e lartë.

Qytetarët e Kosovës shprehen tejet të shqetësuar për këtë rritje të çmimit të energjisë, sidomos në këtë kohë të dimrit kur shpenzimet janë edhe më të larta.

Demokracia.com ka biseduar me qytetarët e Prishtinës të cilët thonë se kjo rritje është e papranueshme.

Ata thonë se fillimisht është dashur që të rriten pagat, e më pas të shtrenjtohet rryma.

Qytetarët thonë se rritja e çmimit të rrymës e rëndon edhe më shumë buxhetin e familjeve kosovare.

Madje ata thonë që shtrenjtimi i çmimit të energjisë e zvogëlon edhe mundësinë e ushqimit.

Ata thonë se me pagat që kanë fillimisht duhet të paguhet rryma e shpenzimet e tjera dhe pjesa e mbetet të shfrytëzohet për ushqim.

“Marre për ta, rrogat si kanë rritë kurgjo hiç. Marre për ta. Kurrë në jetë të vet rryma nuk u rrit, e lus Albin Kurtin mos ta bëjë”, ka thënë një qytetar.

Në vazhdim mund të shikoni videon me mendimet e qytetarëve: 

Të ngjashme