Para 23 vitesh, NATO-ja nisi sulmet kundër Serbisë për të ndaluar gjenocidin në Kosovë.
E pikërisht më 24 mars, datë kjo që lidhet edhe me fillimin e ndërhyrjes së NATO-s, Aleanca Veriatlantike mbajti një samit të jashtëzakonshëm, shkruan Demokracia.com.
Kosovarët i kanë të freskëta kujtimet e 24 marsit të vitit 1999, ditës që riktheu shpresën që çlirimi dhe liria mund të arriheshin.
Ata thonë se kjo ditë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e tyre, ndërsa bëjnë thirrje të mos harrohet e kaluara.
Njëri nga qytetarët thotë së lajmin e ka marrë nga vëllai i tij, i cili gjendej në atë kohë në Itali.
“Ishim në shtëpi kur më thirri vllau, u nisën aeroplanat, edhe na i pritem këtu”, thotë ai.
Ndërsa, një qytetar tjetër thotë se NATO-ja ka parë gjenocidin në Kosovë dhe për këtë arsye e ka ndihmuar Kosovën.
“Populli shqiptar ka vujt, e është vra, është dhunu. NATO duke parë që janë tu bo gjenocid të madh në Kosovë, duke e parë këtë, e bombardun Serbinë. Na sot e falënderojmë NATO-n, e Amerikën e shtetet e tjera se na për shkak tyre jemi këtu”, është shprehur ky qytetar./Demokracia.com/