Lajme
Demokraci Plus: Kuvendi ta bëjë rregullimin e ri të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve
Demokracia
16:16 | 22 Mars 2022

Share:

Organizata ‘Demokraci Plus’ ka publikuar një raport mbi shpenzimet e udhëtimeve të deputetëve të Kosovës ku ndër të tjera ka rekomanduar që Kuvendi i Kosovës të bëjë shfuqizimin automatik për udhëtim për deputetët marrë për bazë deklarimin e vendbanimit raporton Gazeta Express.

Demokraci Plus tutje ka rekomanduar që Kuvendi ta mbështesë rregullimin e kompensimet për udhëtime të deputetëve në Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale (LTAP), teksa përcaktimi i vlerave (lartësisë së shumës) të kompensimit i lihet në diskrecion Kuvendit. Ky kompensim nuk duhet të jetë pjesë e pagës së përgjithshme të deputetëve, dhe i njëjti duhet të tatohet në harmoni me dispozitat e LTAP-s.

Poashtu kjo organizatë rekomandon që Kuvendi ta bëjë rregullimin e ri të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve në mënyrë sa më të detajuar, duke specifikuar kriteret e kompensimit, formën e kompensimit dhe raportimit,  në mënyrë që të shmangen keqinterpretimet e mundshme.

Të ngjashme