ShowBiz
Demi Lovato tregon datën e lansimit të albumit të saj të ri
Demokracia
16:38 | 16 Mars 2021

Share:

Demi Lovato po sjell albumin e ri pas 4 vitesh që nga albumi i saj i fundit.

Këngëtarja 28 vjeçare përmes një postimi në rrjetin social Instagram, tregoi se albumi i saj i shumëpritur “Dancing with the Devil… The Art of Starting Over” (Të kërcesh me djallin.. Arti i një fillimi të ri), do të lansohet pas disa javësh, shkruan Demokracia.com.

https://www.instagram.com/p/CMdrn5EBMP7/?utm_source=ig_web_copy_link

Ai do të lansohet më 2 prill, dhe ky album po vjen pas katër vitesh që nga albumi Tell Me You Love Me i vitit 2017.

Albumi i ardhshëm do të jetë një pjesë shoqëruese e serisë së saj dokumentare me katër pjesë, Demi Lovato: Dancing with the Devil, e cila do të ketë premierën në YouTube më 23 mars dhe përfundon më 6 prill.

Dokumentari dhe albumi do të tregojnë historinë e mbidozës nga droga të këngëtares gati-fatale në vitin 2018 për herë të parë dhe do t’u japë fansave një vështrim të shpejtë rreth shërimit të saj. /Demokracia.com/

Të ngjashme