Lajme
Demhasaj: Reagimet e LVV dhe Guxo pas intervistimit të Faton Pecit janë skandaloze – Ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë
Demokracia
14:04 | 28 Maj 2025

Share:

Analisti politik Arton Demhasaj, ka reaguar pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas disa bastisjeve të kryera dje me kërkesë të Prokurorisë Speciale, raporton GazetaBlic.

Demhasaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se reagimi i Prokurorisë ka qenë i duhur pas gjithë atyre dyshimeve që kanë dalë në publik.

“Reagimi i Prokurorisë Speciale njëkohësisht edhe autorizimi i Policisë së Kosovës, për me zhvillu bastisjen në disa lokacione dhe njëkohësisht edhe për me intervistu ministrin në detyrë Faton Peci normalisht që vjen nga një numër i madh i raportimeve mediale që kanë ndodh, për një aferë të mundshme korruptive në Ministrinë e Bujqësisë. Reagimi i Prokurorisë ka qenë i duhur për shkak të gjithë atyre dyshimeve që janë ngre në publik normalisht që Prokuroria duhet me zhvillu hetim dhe me iu jep përgjigjje gjithë këtyre dyshimeve”, tha ai.

Por sipas tij ajo që është më skandaloze, është reagimi nga disa antëtarë të LVV dhe Listës Guxo, ku sipas tij kjo është ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë.

“Ajo që është skandaloze dhe ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë është reagimi që ka ndodh nga figura kyce që janë pjesë e qeverisë dhe partive politike në këtë rast e LVV dhe Listës GUXO. Reagon Zv kryeministrija në detyrë apo edhe ministrja në detyrë e punëve të jashtme që mundohen me shantazhu prokurorinë në këtë rast apo prokurorin, kjo konsiderohet ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë”, shtoi ai.

Ai thekson se pushteti duhet të heqë dorë nga shantazhet e tilla që i bëjnë në drejtim të Prokurorisë.

Demhasaj ndër të tjera shton se njerëzit që janë në pushtet duhet ta përgëzojnë Prokurorinë për punën dhe ndërhyrjet që po i bën.

“Pushteti apo njerëzit që janë në pushtet duhet me hjekë dorë prej shantazheve të tilla që i bëjnë në drejtim të Prokurorisë, sepse Prokuroria edhe me ligj konsiderohet që në një farë mënyre është avokat i shtetetit dhe qëllimi kryesor është ta mbrojë atë. Njerëzit që janë në pushtet duhet ta përgëzojnë Prokurorinë për punën që e bën dhe për ndërhyrjet që i bën në qëllim të mbrojtjës së të mirave materiale që i ka shteti dhe jo të bëhet e kundërta që të sulmohet Prokuroria, e krejt kjo nuk mendoj që është e rastësishme”, përfundoi ai për GazetaBlic.

Të ngjashme