Shumë persona shpesh kafshojnë thonjtë kur ndihen të shqetësuar, të mërzitur ose thjesht duhet të mbajnë duart të zënë.
Në fakt, studimet tregojnë se deri në 30% e popullsisë së botës tenton ta bëjë këtë. Fatkeqësisht, ka raste kur kafshimi i thonjve mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Nëse ende shpesh e shihni veten duke kafshuar thonjtë, tani mund të jetë koha më e mirë për të ndaluar këtë zakon.
Po ju sjellim disa detaje se pse duhet të ndaloni kafshimin e thonjve, pa marrë parasysh sa është ngushëlluese për disa nga ju.
Mund të dëmtojë dhëmbët
Dhëmbët tuaj mund të jenë shumë më të fortë se thonjtë tuaj, por kafshimi i thonjve mund të rezultojë në dëmtime të përhershme të dhëmbëve dhe madje edhe të mishit të dhëmbëve. Gërryerja e shpeshtë midis dhëmbëve dhe thonjve mund të shkaktojë që dhëmbët tuaj të copëtohen ose të çahen.
Mund të shkaktojë erën e keqe të gojës.
Është pothuajse e pamundur të hiqen të gjitha mikrobet dhe papastërtitë nga thonjët, madje edhe me larje të shpeshta të duarve. Kjo do të thotë që bakteret që fshihen nën thonjë kanë qasje më të lehtë në gojë kur kafshoni thonjtë. Këto baktere mund të zgjaten dhe të shumohen në gojë, duke shkaktuar sëmundje të mishit të dhëmbëve, ose erë të keqe të gojës.
Mund të shkaktojë diarre.
Bakteret që jetojnë në gojë janë mjaft të këqija, por mikrobet që merren nga kafshimi i shpeshtë i thonjve përfundimisht mund të gjejnë rrugën e tyre në zorrë. Këto mikrobe mund të shkaktojnë infeksione gastro-intestinale që mund të rezultojnë në dhimbje barku dhe diarre.
Mund t’ju bëjë më të prirur për t’u ftohur.
Çdo aktivitet që përfshin prekjen e fytyrës rrit shanset tona për përhapje të sëmundjeve. Njerëzit e tjerë madje kafshojnë thonjtë e tyre nënndërgjegjeshëm dhe nuk e kuptojnë atë deri më vonë. Kjo do të thotë se ata janë më të prirur për kontakt mikrobik, si me virusin për ftohjen e zakonshme.
Mund të çojë në çarje të fytyrës.
Kafshimi i thonjve gjithashtu mund të shkaktojë thyerje mikroskopike në lëkurën rreth thonjve, ku mund të hyjnë viruse që shkaktojnë lythat. Më pas virusi mund të transferohet nga gishtat ose thonjtë, në fytyrë përmes prekjes. Kjo mund shkaktojë lythat e fytyrës, veçanërisht pranë buzëve.
Mund të shkaktojë dhimbje koke kronike.
Njerëzit që kafshojnë thonjtë gjithashtu kanë mundësi të mëdha për të zhvilluar bruksizëm, ose kërcëllimë të paqëllimtë të dhëmbëve tanë. Ata me bruksizëm mund të përjetojnë dhimbje në nofull, muskuj të tensionuar, dhimbje rreth fytyrës dhe dhimbje koke kronike.
Ndalimi i zakonit të kafshimit të thonjve nuk është një proces brenda natës, por ka mënyra për t’ju ndihmuar t’i rezistoni dëshirës për ta bërë këtë. Ekzistojnë manikyrë të veçantë që kanë një shije të hidhur për t’ju dekurajuar nga kafshimi i thonjve.
Burimi: Brightside