Lajme
“Dëmet nga masat e BE-së ndaj Kosovës do të jenë të mëdha”
Demokracia
10:10 | 05 Korrik 2023

Share:

Masat e paralajmëruara nga BE-ja e që kanë filluar të zbatohen në formë të sanksioneve kundrejt Kosovës, është më e keqja që mund t’i ndodhë vendit. Duke folur për Radio Kosovën eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se vendi gjendet në një pikë mjaft kritike, dhe në një realitet i cili në të ardhmen do të jetë shumë vështirë që të rikuperohet.

“Në aspektin politik do të ketë ngufatje në perspektivë, ndërsa në aspektin ekonomik do të ketë dëme shumë të mëdha, në aspektin integrues ngadalësim apo kthim në pikën zero, në aspektin social do të jenë vërtet trishtuese dhe kjo, është fitorja më e madhe çka kanë mund ta arrijnë armiqtë e Kosovës. Fakti që kemi pezullim të disa fondeve, jemi të paralizuar në marrëveshjen për stabilizim asociim, dhe shumë projekte të anashkaluara, është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës”, tha Gërxhaliu.

Edhe njohësi i ekonomisë, Ardian Sahiti, duke folur për Radio Kosovën thotë se pezullimi i fondeve të BE-së ndaj Kosovës, bazuar në praktikat e kaluara, do të ketë impakt negativ.

Të ngjashme