Lajme
Dëme të mëdha, breshri shkatërron kulturat bujqësore në Podujevë
Demokracia
23:35 | 21 Qershor 2022

Share:

Një stuhi e fuqishme ka goditur sot në orët e pasdites Podujevën dhe Prishtinën.

Si pasojë e breshrit dhe erërave të fuqishme, dëmet në sektorin e bujqësisë dalin të jenë të mëdha.

Kultura të ndryshme bujqësore janë shkatërruar.

Në fotografitë që ka publikuar MeteoBallkan, evidentohen dëme të konsiderueshme në të mbjellat e fermerit Nebih Curri në Podujevë.

Dëme bujqësore janë shkaktuar edhe në fshatin Majac të Podujevës.

Banorët e kanë përshkruar stuhinë si një fenomen të jashtëzakonshëm. Ata kanë thënë se ka vite që s’kanë parë diçka të tillë.

Të ngjashme