Lajme
Dëme jashtëzakonisht të mëdha nga zjarri në ELKOS Center në Pejë, zjarrfikësit ende duke u munduar ta shuajnë atë
Demokracia
11:49 | 25 Mars 2023

Share:

Zjarri i madh në qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë ende nuk është shuar, por dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Demokracia.com tha se zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje maksimale që ta shuajnë zjarrin e madh.

Si tha se për momentin nuk ka persona të lënduar, por vetëm që janë helmuar nga tymi i zjarrit dhe të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Në vend ngjarje janë të gjithë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Zjarri nuk është shuar ende. Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje ta shuajnë. Dëme janë shumë, shumë të mëdha”, ka thënë ai.

Ai tha më tej se nuk dihet ende se kush e shkaktoi zjarrin./Demokracia.com/

Të ngjashme