Kanë kaluar 24 orë nga ndeshja Prishtina – Ballkani 0:2 që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, megjithatë, debatet ende vazhdojë të jetë në mëdha, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq por edhe disa opinionistë pretendojnë se Prishtina u dëmtua sidomos te rasti i ndëshkimit me karton të kuq të Oto John, i cili bëri një ndërhyrje në futbollistin Rrustem Hoxha.
Ata pretendojnë se nuk e ka goditur John kundërshtarin. Demokracia.com ka kontaktuar vet Hoxhën për të marrë një opinion lidhur me këtë rast, derisa ai ka folur përmes fotografisë.
Këmba e Hoxhës ka shenja ku shihet se John e ka qëlluar dhe se ndëshkimi sipas kësaj pamje duket se ka qenë i drejtë. /Demokracia.com