Lajme
Demantohet pretendimit i Vuçiq, dronët që vëzhguan mbi vijën kufitare të Kosovës nuk ishin të FSK-së
Demokracia
13:07 | 04 Nëntor 2022

Share:

Beogradi zyrtar, në krye me presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq, kanë pretenduar se baza e ushtrisë së Serbisë në Rashkë është vëzhguar nga dronët të vegjël komercial, e të cilët mund të jenë në dispozicion të FSK-së.

Mediumit, e afërta me Vuçiqin, kanë hedhur akuza në drejtim të Republikës së Kosovës se gjoja FSK-ja ka vëzhguar me dronët e saj mbi bazat ushtarake në territorin e Serbisë.

Mirëpo, ndryshe sot raportohet nga e përditshmja, “Novosit”. Në një artikull të publikuar, kjo gazetë e qet në rren presidenti e saj.

Sipas saj, britanikët ishin ata që lëshuan dronin rreth vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konkretisht tek liqeni i Gazivodës.

“Në videon e realizuar në zonën e liqenit të Gazivodës, në komunën e Zubin Potokut, shihet një ushtar britanik duke lëshuar një avion pa pilot. Është e qartë se NATO-ja ka intensifikuar aktivitetet e saj në vijën administrative”, shkruan ky medium.

Sipas “Novost”-it, kryeminsitri, Albin Kurti në një takim të fundit në Prishtinë me përfaqësuesit e QUINT-it, ka kërkuar nga britanikët që t’i sigurojnë pajisje për zbulimin e pozicionit të ushtrisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore.

Ndryshe, shefi i ekzekutivit, Kurti, e ka cilësuar si çështje të Serbisë raportimin se është rrëzuar një dron nga autoritetet serbe afër Rashkës.

Ai për këtë është pyetur pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të enjten në Berlin, derisa ka thënë se për atë duhet të flasë Beogradi.

“Paj, pyetni në Serbi, çka di unë, pyetini ata. Nuk e di unë dronët e kujt hyjnë në Serbi. Kështu, kjo ka ndodhur në territorin e Serbisë, pyetini ata. Mbase nuk po mendoni se unë duhet të përgjigjem për atë që ndodh në territorin e Serbisë. Paj, a po mendoni ju se në një shtet, ku regjimi që qeveris në të nuk është demokratik, gjithçka është racionale? Ka shumë veprime irracionale atje”, u shpreh ai.

VIDEO:
EKSKLUZIVNI SNIMAK_ Britanci podižu dron na Gazivodama, enigma je šta mu je zadatak (VIDEO)

Të ngjashme