Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka folur shkurtimisht për qëndrimin e subjektit të tij politik lidhur me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.
“Nuk mundem me thënë se çka do të ndodhë. Në seancë do të marrim pjesë, pastaj e shohim si po rrjedhin gjërat,” deklaroi Demaku për FrontOnline, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të ndryshme gjatë seancës.