Sport
Dellova largohet nga Hajduku, pritet të kthehet te Prishtina
Demokracia
15:35 | 17 Dhjetor 2021

Share:

Qendermbrojtësi kosovar Lumbardh Dellova nuk është me pjesë e Hajdukut. Ka qenë faqja zyrtare e klubit të futbollit Hajduku nga Spliti, e cila njofton se kanë ndarë rrugët me mbrojtësin shqiptar, Lumbardh Dellova.

“NK Hajduk dhe mbrojtësi Lumbardh Dellova ranë dakord për të shkëputur kontratën.

Ai bëri gjithsej tre paraqitje zyrtare për bardhezinjtë.

Të kujtojmë se Dellova ishte pjesë e Prishtinës edicionin e kaluar ku u huaza pikërisht nga Hajduku dhe burime të Demokracia.com mësojnë se ai mund të rikthehet prapë në skuadrën bardhekaltër. /Demokracia.com

Të ngjashme