Sport
Dellova: Jemi mësuar me emocionet e ndeshjeve evropiane, jemi gati për Clujin
Demokracia
17:29 | 07 Shtator 2022

Share:

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ka folur në një konferencë për media në prag të takimit të xhiros së parë në fazën e grupeve kundër CFR Cluj në Ligën e Konferencës.

Dellova ka thënë se Ballkani është gati për ekipin rumun, ndërsa ka shtuar se ata nuk e kanë më problem emocionet e ndeshjeve evropiane.

“Duke marrë parasysh që kundërshtari ka traditë në këtë nivel të garave, ne jemi përgatitur maksimalisht dhe do ta japim më të mirën të gjithë të fokusohemi në ndeshje dhe të kërkojmë rezultat pozitiv. Jemi të mësuar nga emocionet e ndeshjeve evropiane dhe nuk jemi të ngarkuar emocionalisht. Nuk do të jetë ndonjë problem kjo për ne”, ka deklaruar Dellova.

Me Dellovën në konferencë për media janë edhe trajneri Ilir Daja si dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi./Demokracia.com/

Të ngjashme