Trepça ’89 e Prishtina, sot kanë zhvilluar një ndeshje shumë rivalizuese në “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku në fund triumfues doli skuadra bardhekaltër, shkruan Demokracia.com.
Gjithsesi, fundi i ndeshje solli pak tension, kjo pasi kryesi e Trepçës ’89 u ndje e provokuar nga lojtari i Prishtinës, Lumbardh Dellova.
Mbrojtësi bardhekaltër për faqen zyrtare të klubit kryeqyetas ka thënë se nuk ka provokuar askënd dhe se thjesht ka qenë i lumtur me golin dhe fitoren e arritur.
“Nuk kam pasur asgjë me askënd e aq më pak me ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89. Pas ndeshjes kam shkuar në zhveshtore duke festuar edhe nuk kam provokuar askënd. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim”, është shprehur Dellova. /Demokracia.com