Lajme
Deliu pas kërkesës së VV-së: Më pak punë, më shumë ngërç
Demokracia
14:06 | 17 Maj 2025

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet një herë në javë.

Ajo në një shkrim në Facebook, ka thënë se kjo kërkesë është në kundërshtim me rregulloren.

Veç tjerash, sipas Deliut kjo nënkupton “më pak punë, më shumë ngërç”.

“Në vend që të punojnë me intensitet për zgjidhjen e bllokadës, po kërkojnë minimumin e mundshëm të angazhimit. Kuvendi ka dështuar 17 herë radhazi të zgjedhë Kryetarin, e vendi ndodhet në krizë institucionale, tani del kërkesa që seancat të mbahen vetëm një herë në javë, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Me fjalë të tjera: më pak punë, më shumë ngërç” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme