Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka humbur arsyen e funksionimit të tij.
Në një paraqitje në“RTK”, Deliu ka thënë se partia e parë duhet të bëjë përpjekje për të siguruar shumicën parlamentare.
“Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partitë tjera, ‘Alternativa’ dhe ‘Lista Guxo, ndonëse nuk i kanë votat për të siguruar votat e mjaftueshme për ta pasur shumicën në Kuvend, nuk kanë vullnet politik për të bërë një lëvizje, qoftë për ndërrimin e kandidates për të parin e Kuvendit, qoftë me propozimet, të cilat i kanë marrë nga një grupim parlamentar për dy emra të rinj për të kaluar në orën demokratike, ose më mirë të them orën kushtetuese të krijimit të qeverisë“ – citohet se ka thënë ajo
Deliu përmendi se VV gjatë kohës sa ishte në opozitë nuk votoi kandidatin e nominuar nga subjekti fitues në zgjedhjet parlamentare.