Lajme
Deliu e quan Osmanin servile dhe notere të Kurtit
Demokracia
17:18 | 04 Prill 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka dhënë një koment pasi sot janë bërë dy vite që nga zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente e Republikës së Kosovës.

Rezultati i vetëm i Osmanit në këtë periudhë kohore në Presidencën e Kosovës është servilizmi ndaj kryeministrit Albin Kurti, mendon ligjvënësja opozitare.

Sipas saj, Osmani e ka reduktuar rolin e saj duke u shndërruar në një notere të Kurtit.

Deliu-Kodra shprehet se ajo nuk mund të flas për vullnet qytetar dhe për mbrojtje të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Dy vite të Vjosa Osmanit në Presidencë simbolizohen me servilitet ndaj Albin Kurtit dhe asnjë rezultat të vetëm konkret në kompetencat e saj kushtetuese. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare, asnjë angazhim konsistent. Asnjë fuqizim të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, shkroi ajo në Facebook.

“Mbetet e njohur për sulmet ndaj oponentëve politik të cilët sot nuk kanë mundesi të kundërpërgjigjen, sepse padrejtesisht gjykohen për luftën e UÇK-së”, shtoi Deliu.

Të ngjashme