Sport
Delegohen gjyqtarët për xhiron e 29-të në Superligë, Kasumi e Ajeti në kryendeshjet
Demokracia
16:44 | 14 Prill 2022

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiroja e 29-të zhvillohet të shtunën dhe të dielën.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në ndeshjet Ballkani – Prishtina dhe Llapi – Drita.

Bardh Ajeti do të jetë gjyqtari kryesor në takimin Ballkani – Prishtina I asistuar nga Fatlum Berisha dhe Besnik Morina. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 13:30 në Suharekë.

Takimin  Llapi – Drita do ta ndajë drejtësinë gjyqtari Besfort Kasumi i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Të ngjashme