Sport
Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e Kupës, Nuza e Çaka në kryendeshjet
Demokracia
15:50 | 15 Mars 2022

Share:

Kupa e Kosovës rikthehet në mesjavë me ndeshjet e fazës çerekfinale.

Fituesit e trofeut edicionin e kaluar, Llapi e mirëpret Gjilanin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Gjyqtar kryesor në këtë përballje do të jetë Genc Nuza me dy ndihmësit, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, raporton Demokracia.com.

Këto dy skuadra u ndeshën edhe në fundjavë me ndeshjen e cila u mbyll baras 1:1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe i takoi javës së 25-të kampionale.

Takim tjetër i zjarrtë do të luhet edhe në Suharekë. Ballkani dhe Prishtina synojnë gjysmëfinalen. Dardan Çaka do ta thotë fjalën kryesore në këtë sfidë tejet të zjarrtë.

Asistent të Çakës në këtë ballafaqim do të jenë Besnik Morina e Elvis Bicaj.

Besford Kasumi drejton takimin Drita – Ulpiana, e Erdall Zasella është deleguar në ndeshjen mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Delegimet e plota:

Të ngjashme