Sport
Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së parë në Superligë, Nuza në Skenderaj, Kastrati në Suharekë
Demokracia
15:24 | 19 Gusht 2021

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Edicioni 2021/22 në elitën e futbollit kosovar starton këtë fundjavë, shkruan Demokracia.com.

Njërën nga takimet më interesante të javës së parë, ajo ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit i është besuar Visar Kastratit si gjyqtar kryesore me dy ndihmësit, Besnik Morinën dhe Granit Hysenin.

Genc Nuza do ta thotë fjalën kryesore në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj atje ku Drenica i bën nikoqir Gjilanit.

Ndihmës të Nuzën janë Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

DELEGIMET E PLOTA:

Të ngjashme