Federata e Futbollit e Kosovës e ka bërë delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dardan Çaka do ta drejtojë kryendeshjen e javës së 20-të në Superligës ndërmjet Dritës dhe Llapit që luhet në Gjilan të shtunën nga ora 13:00. Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri janë dy asistentët e Çakës në atë përballje, raporton Demokracia.com.
Ndërkohë në tjetrën ndeshje të zjarrtë të po kësaj xhiroje që luhet në Podujevë mes Prishtinës dhe Ballkanit, gjyqtar kryesor do të jetë, Genc Nuza, ndërsa ndihmës të tij do jenë Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj.
Këto janë të gjitha delegimet e gjyqtarëve: