Sport
Delegohen gjyqtarët, ja kush i drejton dy ndeshjet derbi
Demokracia
19:40 | 04 Nëntor 2021

Share:

Në fundjavë zhvillohet java e 13-të e Superligës së Kosovës.

Derbi i kësaj jave padyshim se është ai mes Ballkanit dhe Dritës, por ndeshje interesante është edhe ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.

Derbi Ballkani – Drita i është besuar gjyqtarit Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni, Ilir Mehmeti gjyqtar i katërt dhe Lirim Jashari në dhomën e VAR-it.

Në anën tjetër, takimin tjetër shumë interesant mes Prishtinës dhe Gjilanit do ta udhëheq gjyqtari Dardan Çaka, me asistentët Bujar Selimaj dhe Evlis Bicaj, Bardh Ajeti gjyqtar i katërt dhe Erdal Zasella në dhomën e VAR-it.

Delegimet e plota:

Të ngjashme