Lajme
Delegacioni rus dhe ukrainas ulen sërish sot për të biseduar
Demokracia
07:07 | 14 Mars 2022

Share:

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillojnë sot një rund të ri bisedimesh për paqe.

Dmitry Peskov, negociator i Rusisë dhe sekretar për media i presidentit rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se bisedimet do të zhvillohen përmes video-konferencës.

Mykhailo Podolyak, negociator i Ukrainës dhe këshilltar i presidentit të këtij vendi, Volodymyr Zelensky, e konfirmoi deklaratën e Kremlinit.

Në një video të postuar në mediat sociale, Podolyak tha se Rusia po fillon të angazhohet në mënyrë konstruktive në bisedime.

“Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj. Ajo është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, që është dëshmuar në fushën e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj”, tha Podolyak.

Të dielën, Zelensky tha se delegacioni i tij është në bisedime me homologët rusë çdo ditë.

“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë – të bëjë gjithçka për të siguruar një takim të presidentëve. Takim që jam i sigurt se njerëzit po e presin”, tha Zelensky në një video-adresim.

Rusia ka thënë më herët se Kremlini nuk do të refuzonte një takim të tillë, për të diskutuar çështje “specifike”, por nuk ka pasur detaje të mëtejshme në këtë dretim.

Bisedime të mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javen e ardhshme, tha të dielën Mykhailo Podoliak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër,” i tha Podoliak Belta, agjencisë shtetërore të lajmeve Bjelloruse, të dielën, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.

“Ka propozime të ndryshme në tryezën e bisedimeve tani, ka shumë prej tyre, ka një duzinë propozime, duke përfshirë një zgjidhje politike dhe, më e rëndësishmja, një zgjidhje ushtarake. Unë nënkuptoj një armëpushim, një formulë për një armëpushim dhe tërheqja e trupave”, tha ai.

“Ndoshta nuk është e nevojshme të shkojmë më tej dhe të bëjmë vetëm biseda. Ne diskutuam të gjitha çështjet, tani po përpiqemi t’i paketojmë këto çështje në disa formate ligjore,” tha Podoliak.

Të shtunën, Podoliak postoi një përditësim mbi bisedimet në Twitter.

“Negociatat me delegacionin e RF [Federatës Ruse] tani janë duke vazhduar në një format video të vazhdueshme. Janë krijuar nëngrupe të veçanta pune,” shkroi ai. “Pozicionet e Ukrainës përcaktohen nga direktivat e mëparshme.”/Demokracia.com/

Të ngjashme