Lajme
Delegacioni nga Policia e Kosovës merr pjesë në konventën e shefave të policive në EUROPOL
Demokracia
17:48 | 05 Tetor 2022

Share:

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i departamentit të hetimeve, Arben Paçarizi, dhe drejtori i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatim të ligjit (ILECU), Besnik Sallahu, po marrin pjesë në konferencën vjetore të shefave të policive, e cila organizohet nga EUROPOL dhe presidenca Çeke e BE-së.

Gjatë konventës, Hoti ka zhvilluar disa takime bilaterale të rëndësishme, duke u takuar me zëvendësdrejtorin ekzekutiv për operacione të EUROPOL-it, Jean-Philippe Lecouffe, zëvendësdrejtorin e Policisë Shqiptare, Tonin Vocaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut, Sasho Tasevski, drejtorin e Policisë së Kroacisë, Nikola Milina, dhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të BKA-së, Michael Kretchner.

“Gjatë këtyre takimeve u diskutuan tema mjaft të rëndësishme që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për zhvillimin profesional të organizatave policore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Konventa e shefave të policive dyditore po mbahet në selinë e EUROPOL-it në Hagë.

Të ngjashme