Delegacioni amerikan me Ndihmës-sekretarja e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried, së bashku me Emisarin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbledhur liderët e opozitës së bashku në një takim tek rezidenca e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Pas takimeve të zyrtarëve të lartë amerikanë më presidenten Osmani e kryeministrin Kurti, tanimë sytë janë drejtuar drejt Ambasadës Amerikane në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Ndihmës-sekretarja e Shtetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried, së bashku me Emisarin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë ftuar në takim të përbashkët, liderët e tri partive opozitare.
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së e Ramush Haradinaj i AAK-së, tashmë ndodhën Ambasadë.
Në takim i pranishëm është edhe ambasadori Jeff Hovenier.
RTKlive.com ka arritur ta konfirmojë këtë takim, nga zyrtarë të partive politike.
“Ata kanë darkë të përbashkët në rezidencën amerikane”, thotë burimi i RTKlive.com.
Pas Kosovës, Donfried vazhdon turin e saj të vizitës në pesë vendet e Ballkanit perëndimor.