Lajme
Del një video e Veton Elshanit ku arsyetonte UNMIK-un për “forcë proporcionale” ku vdiqën dy aktivistët e VV-së në 2007
Demokracia
14:21 | 19 Janar 2025

Share:

Më i pëlqyeri polic nga pushteti dhe madhëruar nga Vetëvendosja, Veton Elshani – tash Zëvendës Komandat për rajon të veriut – është kthyer në qendër të vëmendjes me disa deklarime të tij në të shkuarën e tij si zyrtar policor.

Ka të bëjë hiç më pak se me protestat e dhunshme të Vetëvendosjes kundër Planit të Ahtisaarit më 2007 që çoi në pavarësimin e vendit – e ku kishin mbetur të vrarë dy aktivistë të tyre, Mon Balaj dhe Arben Xheladini: që kishin mbetur të vdekur nga të shtënat me plumba gome prej policisë rumune të UNMIK-ut.

Asokohe zëdhënës i policisë, Elshani deklaronte se ndaj protestave të dhunshme është përdorur “forcë proporcionale” – kësisoji duke justifikuar përdorimin “proporcional” të forcës për të neutralizuar protestat.

Vetëvendosja e shënon vdekjen e dy aktivistëve si një nga ngjarjet pivotale të partisë së vet – ndërsa zotohej se me të ardh në pushtet do të sjellë drejtësi për vrasjen e tyre nga policia rumune, për të cilët thoshte se i kanë të evidentuar me emër e mbiemër policët rumunë në fjalë.

Të ngjashme