Lajme
Del një fotografi tjetër e Mujecit me Kurtin
Demokracia
21:21 | 15 Gusht 2023

Share:

Një fotografi tjetër ka dalë në publik, ku shihet kryeministri, Albin Kurti, me asamblistin e VV-së, të arrestuarin i cili dyshohet për kontrabandë me drogë, Besnik Mujeci.

Në fotografi shihet Kurti bashkë me Mujecin e tre persona të tjerë.

Përveç kësaj, gjatë ditës kanë qarkulluar edhe disa fotografi të cilat e tregojnë afërsinë e kryeministrit me asamblistin e VV-së.

Kujtojmë se Mujeci u arrestua sot në Shqipëri nën dyshimin për trafikim me drogë, përkatësisht të llojit ekstazi.

Mujeci, bashkë me katër persona të tjerë u zunë nga Policia e Shtetit me 11 mijë e 300 doza ekstazi, vlera e të cilës ishte 400 mijë euro.

 

Të ngjashme