Lajme
Del nga rruga autobusi në Mal të Zi: Dy të vdekur dhe 17 të plagosur, shoferi i arrestuar
Demokracia
15:55 | 19 Shtator 2023

Share:

Së paku dy persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Cetinje-Budvë.

Vijesti.me shkruan se autobusi ka zbritur në mes Obzovicës dhe Brajiqit. Sipas informacioneve fillestare, në autobus ndodheshin nga 30 deri në 35 pasagjerë, përcjell Demokracia.

Shoferi i autobusit u dërgua në polici dhe u ndalua atje. Në orën 13:10 përfunduan kërkimet për rrënojat e autobusit. Zona është ende duke u kontrolluar për të përcaktuar nëse dikush ka rënë nga autobusi. Autobusi i kompanisë “Papoviq” ka transportuar udhëtarë në linjën Nikshiq-Budva.

Trafiku zhvillohet në korsinë e tretë në mënyrë që autoambulancat të transportojnë sa më shpejt në spital pasagjerët e lënduar. Në vendin e aksidentit janë dërguar të gjitha forcat policore në dispozicion nga Budva dhe Cetinja. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe tre zjarrfikëse.

Ka folur edhe presidenti malazez

Ekipet e emergjencës, mjekët dhe personeli mjekësor i Qendrës Klinike, si dhe spitalit të Cetinjës, kanë marrë rekomandim që të gjitha ekipet të jenë gati për të pritur të lënduarit. Mediat raportojnë se shoferi ka dalë papritur nga rruga dhe i ka thënë policisë se papritur ka ndjerë një dhimbje të fortë në kokë.

“Në rrugën kryesore Cetinje-Budvë ka ndodhur një aksident trafiku, për pasojë autobusi ka dalë nga rruga, në vendngjarje janë të gjitha njësitet në dispozicion të Drejtorisë së Policisë, shërbimet emergjente mjekësore dhe Drejtoria për Emergjencë. Situata”, njofton policia malazeze.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, u ka dërguar ngushëllime familjeve të viktimave, duke shprehur shpresën për shërim të shpejtë të të lënduarve./Demokracia

Të ngjashme