Lajme
Del nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj: Mos e provoftë askush
Demokracia
23:53 | 24 Prill 2024

Share:

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ka dalë sot nga burgu pasi nisi zbatimi i amnistisë penale.

Frrokaj ishte i dënuar me 1.4 vite burg për tjetërsim të pronave në Ranën e Hedhun.

Pas daljes nga burgu i Reçit, Frrokaj pati një prononcim të shkurtër.

“Shëndet edhe mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo që janë, mbarësi për familjet e tyre, gjithë të mirat. Nuk i uroj ta provojë askush. Të kenë shëndet ata ( të burgosurit) dhe familjet e tyre”, tha Frrokaj.

Fran Frrokaj përfitoi nga amnistia penale si një nga 800 të dënuarit, kurse 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Fran Frrokaj u dënua nga GJKKO më 1 Mars 2024.

Të ngjashme