Kuriozitete
Del lista me 30 njerëzit më të suksesshëm në Evropë, midis tyre një shqiptar
Demokracia
22:19 | 03 Maj 2022

Share:

Dean Çelaj është shqiptari që është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë 2022-ës.

Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit.

Ai themeloi platformën Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri.

Çelaj publikon në  platformën  e Akademi.al video, leksione të cila nxënësit dhe studentët mund ti ndjekin falas.

Çelaj nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që Akademi.al të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën, shkruan Forbes.

Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.

Gjithashtu Deana Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave te pasanikeve më të mëdhenj te botës.

Revista Forbes është një botim i shtypur me famë botërore i specializuar në ekonominë globale. Ai u emërua pas Bertie Charles Forbes, i cili e themeloi atë në 1917.

Të ngjashme