Robert Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur Papa i ri.
Ai është amerikani i parë i zgjedhur si papë. Papa i ri, Robert Francis Prevost, do të njihet si Papa Leo XIV.
Zgjedhja e papës së ri u bë në ditën e parë të plotë të votimit nga 133 kardinalët elektorë.
Ai tani do të mbajë fjalimin e tij të parë publik dhe do të dhurojë bekimin për turmën e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.