Lajme
Del autopsia e të riut në Fushë Krujë, u godit me kaçavidë në këmbë
Demokracia
12:24 | 22 Tetor 2022

Share:

Indrit Ndoj humbi jetën nga gjakderdhja në këmbë pasi u godit me kaçavidë. Ky është rezultati i dalë nga autopsia, e kryer në trupin e pajetë të 34-vjeçarit, që humbi jetën të premten në Fushë-Krujë.

34-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në Fushë-Krujë, nga kalimtarët dhe fillimisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri.

Pas marrjes së rezultateve të autopsisë, rezulton se i riu ka humbur jetën nga një plagë e shkaktuar me kaçavidë në këmbën e tij, ku dyshohet se është konfliktuar me një person ende të pa identifikuar.

Goditja i ka dëmtuar atij arterien femurale, gjë e cila i ka shkaktuar shumë gjakderdhje duke i marrë jetën.

Të ngjashme