Lajme
Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale, MD: PSRK ka kompetencë ekskluzive për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë
Demokracia
16:38 | 15 Nëntor 2023

Share:

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës

Sipas MD’së, disa nga risitë e ligji janë kompetenca ekskluzive e PSRK’së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe definimi më i qartë i kompetencave të PSRK’së për hetimin e veprave penale.

“Themelimi dhe funksionalizimi i njësisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar; mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK’së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana, ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale; Kompetencë e PSRK’së për të ndjekur veprat penale të pastrimit të parave, pa u ndërlidhur domosdo me një vepër penale, duke mundësuar kështu  “ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale”, janë risitë e ligjit.

Të ngjashme