Lajme
Deklaroi se është fat që aksidenti nuk ka ndodhur në Kosovë, Oda e Mjekëve i reagon deputetes Reshitaj
Demokracia
11:57 | 28 Korrik 2021

Share:

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka reaguar deputetes, Albena Reshitaj, pasi kjo e fundit gjatë së martës deklaroi se është “fat në fatkeqësinë në Kroaci ka qenë se aksidenti ka ndodhur atje e jo në Kosovë, pasi do të kishte dyfish më shumë viktima”.

Oda e Mjekëve përmes një reagimi të publikuar në rrjete sociale, ka thënë se deputetja në fjalë “ka gjetur inspirim për fatmirësi në fatkeqësi në kurriz të profesionistëve shëndetësorë”.

Nga kjo Odë kanë thënë se është për tu çuditur se si Reshitaj ka gjetur fatmirësi në një fatkeqësi në kurriz të profesionistëve shëndetësorë.

“Deklarimet e deputetës, znj. Albena Reshitaj të bëra më datë 27 korrik 2021, në Komisionin Parlamentar për Inftrastrukturë dhe të transmetuara në mediat, e cila lidhur me aksidentin e ndodhur në Kroaci në të cilin kanë pësuar mërgimtarët tonë, thotë se ka qenë fat në fatkeqësi që tragjedia ka ndodhur në Kroaci e jo në Kosovë, pasi që sipas saj, do të kishte dyfish më shumë viktima. Është për tu çuditur se si deputetja Reshitaj ka gjetur insipirim që të gjej fatmirësi në një fatkeqësi të tillë në kurriz të profesionistëve shëndetësorë dhe sistemit shëndetësor sado i brisht të jetë ai”, është thënë nga kjo Odë.

Oda e Mjekëve ka përmendur tërmetin e Gjilanit, eksplodimin në Ferizaj, helmimet në Deçan, pandeminë COVID-19 e raste të tjera, në të cilat sipas tyre është treguar profesionalizmi i profesionistëve shëndetësorë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/Oda.Mjekeve.Kosoves/posts/897328537527985

Të ngjashme