Lajme
Deklaroi rrejshëm që e sulmuan dhe ia grabitën 3 mijë e 500 euro, arrestohet i dyshuari nga Shtimja
Demokracia
09:48 | 12 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe më pas e ka liruar në procedurë të rregullt një person në Shtime, i cili kishte bërë një deklarim të rrejshëm.

I njëjti kishte raportuar rrejshëm se kinse derisa ishte duke ecur, nga një veturë kanë zbrit tre persona të panjohur dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë grabitur 3500 €.

“I dyshuari ka pranuar se rastin e kishte deklaruar rrejshëm me qëllim që të shtynte kthimin e një borgji të cilin ai e kishte. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Të ngjashme