Lajme
Deklarohet Vuçiq: Javën tjetër bisedë me Macron-in dhe Scholz-in, dorëzimi s’vjen në shprehje
Demokracia
16:42 | 28 Maj 2023

Share:

Duke folur në kontekstin e zhvillimeve në tre komunat veriore të banuara me shumicë serbe në Kosovë – Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq – Prsidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë me një videoadresim në rrjetin e tij në Instagram, ku njoftoi se javën në vijim do të zhvillojë bisedimet edhe me Kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Por, ai përmendi edhe kryeqytete të vendeve mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës si Sllovakia dhe Moldavia.

Java e ardhshme “do të jetë e vështirë për Serbinë”, tha Aleksandar Vuçiq, ndërsa shtoi se “kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in”.

E këto bisedimet, siç iu drejtua ai audinceës së tij, kanë të bëjnë “me luftën për popullin serb në Kosovë”.

“Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë”, ka thënë Aleksandar vuçiq.

Të ngjashme