Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha sot se ishte i gatshëm të ishte i pari që do të hynte në luftë nëse do të ishte e nevojshme për të mbrojtur atdheun.
Ai e quajti situatën në Evropë një “psikozë luftënxitëse”, dhe Bjellorusia, siç tha ai, është në epiqendrën e këtyre ngjarjeve, transmeton Interfax, transmeton Demokracia.com.
Lukashenko shpjegoi se gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, ai u përpoq t’u tregonte gazetarëve se sa e tmerrshme është lufta dhe në çfarë tmerresh mund të çojë ajo.
“Në fund të stërvitjes, moti ishte i tmerrshëm – shi i madh, borë e thatë, erë e tmerrshme. Të gjithë ngrinë, qëndruan në këmbë, u drodhën. Mendova se do të flisja më gjatë me gazetarët për të ndjerë se si është të jetosh në kushte të pakëndshme. “I pyeta nëse e kuptonin se lufta ishte e frikshme dhe se mund të ishte edhe më keq se tani,” tha Lukashenko. /Demokracia.com/